Belgjikë, percja ndalohet në ambientet publike

31/03/2010 09:45

Nëse Franca ka penguar vendosjen e perces vetëm në vende të vecanta, Belgjika e ka bërë këtë për cdo ambient.

Këshilli i Shtetit të Belgjikës është i pari në Europë që ka miratuar ndalimin e perces në cdo ambient publik. Projekti u prezantua nga liberalët dhe u mbështet edhe nga kristian-demokratët flamandë e frankofonë si dhe socialistët.

Nëse komisioni i ligjeve do ta kalojë, projekt/vendimi do votohet në seancën e 22 prillit. Sipas ligjit, ata që do mbajnë fytyrën e mbuluar në hapësirat publike, do vuajnë deri në 7 ditë heqje lirie.   

Top Channel