Arabi, rrëzohet në det avioni amerikan

31/03/2010 16:30

Një aeroplan i ushtrisë amerikane, me katër persona në bord është rrëzuar në Detin e Arabisë.

Lajmin e konfirmojnë burime ushtarake, sipas të cilave avioni i tipit “E-2C” pati probleme mekanike.

Sipas burimeve, tre nga anëtarët e ekuipazhit janë gjetur dhe janë dërguar në spital, ndërsa personi i katërt po kërkohet nga skuadrat e shpëtimit.

Ndërkohë, për zbardhjen e shkaqeve të incidentit ka nisur edhe nje hetim, shtojnë më tej burimet.

Top Channel