" /> ">

Aguilera rikthehet më një ritëm tjetër

31/03/2010 10:50

Më në fund ka dalë në qarkullim kenga më e fundit e Christina Aguilera-s, “Not Myself Tonight” e gjinisë tecno-pop.

Kenga paraprin daljen në treg të albumit “Bionic” që parashikohet të pubikohet në datën 8 qershor. Aguilera e ka publikuar ne faqen e saj të internetit këngen, duke nisur një fushatë promovimi. Kënga mund të shitet nga iTunes vetëm në 13 prill.

Ndërsa në albumin e ri, Aguilera bashkëpunon me amra të njohur si, Sia, Tricky Steëart, Poloë Da Don, Le Tigre, Hill & Sëitch dhe Ladytron. “Puna me këta artistë dhe producentë është një kujtim i paharrueshëm.

Falë talentit të tyre, albumi është pasuruar në nivelet zanore”, shprehet këngëtarja amerikane. Christina Aguilera ka fituar 5 cmime Grammy dhe ka shitur rreth 30 milionë albumen ë mbarë botën.

Top Channel