Plagoset minatori në Bulqizë

30/03/2010 12:20

Tjetër aksident i rëndë në një nga  minierat private të Bulqizës, ku një 24-vjecar është aksidentuar rëndë teksa po mblidhte krom.

Teksa po gërmonte për të nxjerrë mineral një pllakë guri është shkëputur duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Menjëherë është ndihmuar nga banore të tjerë që po punonin duke e dërguar për në spitalin e Bulqizës ku i është dhënë dhe ndihma e parë.

Por plagët kanë qenë mjaft të rënda dhe në spitalin e Bulqizës mungojnë dhe mjekët përkatës gje që kanë detyruar dërgimin e tij me helikopter për në spitalin ushtarak ne Tirane.

Në vendgjarje ka mbërritur dhe policia e rrethit të Bulqizes dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për shkaqet e aksidentit, deri tani nga policia është ndaluar një person.

Top Channel