Moskë, alarm për bombë, evakuohet katedralja

30/03/2010 18:25

Një katedrale në Moskë është evakuuar pas një alarmi të rremë për bombë. Agjentët kanë ndërhyrë pas një telefonate.

Në polici një i panjohur ka dhënë alarmin për prezencën e një bombe në kishë.

Autoritetet të cilët janë ende duke inspektuar zonën, kanë evakuuar qindra besimtarë që gjendeshin brenda.

Pas atentatit të dyfishtë të ditës së djeshme në metro, alarmet false janë shtuar.

Top Channel