Bullock shtatzënë dhe vetëm

Muaji mars ka qenë me lajme shumë të mira dhe me lajme shumë të këqija për aktoren Sandra Bullock.

45-vjecarja në datë 7 mars mori “cmimin” si aktorja me e keqe e vitit 2009, një ditë më pas merr cmimin Oscar, si aktorja më e mirë për interpretimin në filmin “The Blind Side”. Sandra ngjitet në skenë më e suksesshme se kurrë duke falenderuar nënën e saj Helga, bashkëshortin Jesse James, i cili shfaqet i përlotur …nuk e dinim në atë mbrëmje nëse ishin lot krenarie apo lot dhimbsurie?

Vetëm shtatë ditë më vonë u kuptua që ishin vetëm lot krokodili, pasi një skandal erotik shpërtheu, kur u mesua lidhja e tij disamujore me mbretëreshën e tatuazheve.

Brenda pak orësh ai pranoi tradhëtinë, Bullock u duk sikur e fali dhe gjërat po merrnin një drejtim të duhur….ne fakt lista e të dashurave u zgjat disi, duke e bërë problemin vërtet të madh.

Nga ana tjetër thashethemet në internet flasin për një shtatzani të Bullock me Jesse James! Themi me plot gojë, se marsi ka qenë muaji më i rëndësishëm, më i tmerrshëm,më i bukur, më i shëmtuar për aktoren hollivudiane. Sot ajo është e nderuar me cmimin Oscar, shtatzënë (!), e tradhëtuar, single…

Top Channel