Transport multimodal në Tiranë

29/03/2010 16:05

Bashkia e Tiranës do të nderhyjë në  infrastrukturën e 10 rrugëve  kryesore të Tiranes dhe në 14 kryqezime, ku do të krijohen korsi të vecanta për t’i dhënë prioritet lëvizjes së automjeteve publike, bicikletave dhe këmbësoreve.

Kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama gjatë inspektimit të fillimit të punimeve në kryqëzimin prane fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit ka theksuar se së shpejti, permes këtyre ndërhyrjeve qytetaret do të kene më shumë siguri në rrugë dhe automjetet publike do të kenë prioritet.

“Do të jenë pjesë integrale e transportit korsi të dedikuara për autobusë, bicikleta dhe do t’u japim përparësi atyre që nuk përdorin transportin privat”, u shpreh Rama.

Bashkia e Tiranes do te ndertoje sinjalistiken por edhe do te sistemoje infrastrukturen e rrugeve dhe trotuareve sipas parimit te shperndarjes se siparfaqes se rruges per cdo perdures

Ne kryqëzime  do të vendosen ndaresit e trafikut si dhe vendkalimet pergjate akseve rrugore dku do te vendosen edhe pllaka per te ndihmuar levizjen e personave me aftesi te kufizuara.

Top Channel