Lohan në selinë e PS-së, takim me Ramën

29/03/2010 11:45

Ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në ambientet e selisë rozë.

Takimi nuk ishte njoftuar për mediat, ndërkohë që gazetarët kanë pikasur praninë e Lohan në selinë e PS-së, ndërsa ndodheshin të pranishëm për një konferencë të deputetit, Besnik Baraj.

Nuk dihet saktësisht se cila ka qenë tema e bisedës, por ky takim mbahet vetëm dy ditë pas vendimit të opozitës për marrëdhënie të kushtëzuar me kuvendin si dhe hapjes së stinës së protestave, që do të kulmojnë me atë të 30 prillit në Tiranë.

Top Channel