Lady Gaga zgjedh fansat për ditëlindjen

29/03/2010 11:20

Lady Gaga, këngëtarja që njohu një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2009, e ka festuar 24 vjetorin e lindjes bashke me fansat në blogun Twitter.

“Nuk ka më mirë se sa një filxhan të kuq caji si ngjyra e komunizmit për të bërë një dhuratë perfekte për ditëlindje”, shkruan këngetarja italo-amerikane.

“Ju falënderoj përzemërsisht për urimet, videot dhe dhuratat. Dhurata më e madhe që kam marrë këtë vit jeni ju. Ju dua. Sot mbush 24 vjec. E dini se cfare do të thotë? Të punojmë edhe 30 vjet për të realizuar video dhe muzikë për monstrat e mi bukuroshë”, shton gjithashtu këngëtarja.

Me këtë mesazh ajo jep një sinjal të qartë se ka rifituar formën pas performancës së dobët në Zelanden e Re.

Top Channel