Berisha tregon operacionin

29/03/2010 13:50

Kryeministri Sali Berisha informoi deputetët demokratë se pasdite Komiteti Ndërministror i Integrimit do te finalizoje miratimin e te gjitha pergjigjeve te pytesorit te Komisionit Europian.

Kryeministri Berisha e cilesoi kete nje ngjarje madhore ne procesin e integrimit europian te Shqipërisë. Ai tha se 2283 përgjigjet do të dorëzohen në Bruksel në gjysmën e parë të muajit prill. Kryeministri Berisha tha se ajo qe Shqiperia kërkon nga Brukseli është që vlerësimi i përgjigjeve të bëhet i bazuar mbi performancën e Shqipërisë, performancën e demokracisë, funksionimit të institucioneve, shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut.

“Larg zhurmës së kutive, vendi ka njohur gjatë këtyre muajve reforma thelbesore”, tha kryeministri Berisha, duke vecuar reformat per liberalizimin e vizave.

Gjate mbledhjes se grupit parlamentar, kryeministri Berisha permendi edhe nje ndërhyrje kirurgjikale qe ka bere të premten në mbrëmje në kurrizin e këmbës së djathtë. Ai e permendi këtë fakt, për të akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se ishte perpjekur për të përdorur këtë ndërhyrje kirurgjikale të tij për përfitime politike.    

Top Channel