SHBA, mbyllet seriali “24 orë”

27/03/2010 14:20

Seriali televiziv “24 orë’ me protagonist Kiefer Sutherland në rolin e agjentit të shërbimit Jack Bauer mbyllet në sezonin e tetë të tij.

Seria e fundit do të transmetohet nga Fox në 24 maj. Aktori thotë se nuk ka mundësi vijimi i këtij seriali, pasi autorët bëjnë një punë të barabartë me 12 filma në vit, që është një ngarkesë shumë e madhe.

“Me një ritëm të tille nje sezon i ri mund të na sillte dëme. Mendojmë se nje film tjetër frymëzuar mbi këtë linjë mund të ishte një drejtim i mirë”, thotë Sutherland.

Top Channel