Stinët, e madje edhe epokat mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën, por jo prirja e përgjithshme e njerëzve, për të përkëdhelur nuhatjen e tyre me aroma të këndshme.

Një detyrë që prej shekujsh, nga koha e egjiptjanëve të lashtë, e kanë marrë përsipër pikërisht, parfumet. Parfumi eshte nje aksesor ne funksion te elegances e vecanerisht asaj femerore. Jo vetem garderoben por edhe aromen eshte normale ta ndryshosh nga stina ne stine.

Alda, nje njohese e mire e kesaj industrie, eshte e bindur se nuk egziston asnje rregull i shkruar qe te te orientoje drejt parfumit me ne mode. Ajo qe shtyn nje person për të pëlqyer ose për të urryer nje parfum përbën nje magji e vertete, edhe kur aromat vijne ne gjendje te ndryshme.

Eshte bere e modes përdorimi i sapunit me erë të mirë. Në sfidën për të përcjellë aromë të mirë të të dashurit tanë, hasim nje pengese, pluhurin.

Joshja eshte arsyeja kryesore pse njerezit jane te dhene pas parfumit. Per kete arsye shtepite me te njohura pariziene kembengulin ne ruajtejn e tradites, prodhimit artizanal te parfumeve. Kur ndiejme nje parfum, aparati i nuhatjes transmeton dhjetra impulse ne tru i cili vendos se cila arome na pelqen ose jo.

Per te bere zgjedhjen e duhur ne kete ky bum ererash ka nje arsye pse prova behet ne dy pjese te caktuara te trupit, pas veshur dhe ne pulsin e dores.

Top Channel