Fabrizio Corona në Tiranë

27/03/2010 15:40

Fabrizio Corona, i ashtuquajturi “Mbreti i paparacëve italianë”, do të jetë personazhi i ftuar në spektaklin e Big Brother por edhe në emisionin E Diell.

Në një intervistë me Adi Krastën do të flasë për jetën e tij dhe problemet me drejtësinë italiane, akuza per tentativë shanantazhi me qëllime përfitimi ndaj disa sportistëve të njohur  në procesin e bujshëm të Vallettopoli-t, ku u perfshinë emra të personazheve të njohur të sportit, spektaklit, politikës e biznesit italian, duke nisur nga qershori i 2006-ës.

“Drejtësia italiane nuk është e drejtë, sepse në Itali ligji nuk është njesoj për të gjithë. Nuk gjykohesh në bazë të rregullave. Shpresoj që me kalimin e kohës, me apelet që do të bëj, gjërat të ndryshojnë. Tani për tani drejtësia në Itali nuk funksionon”, shprehet Corona pas uljes në Rinas.

Por Fabrizio Corona është i njohur në Itali edhe për marrëdhënien sentimentale me një nga femrat më të suksesshme të shoë biz-it italian, Belen Rodriguez. “Gjithcka shkon mirë dhe jemi shumë të dashuruar. Femijë jo për momentin, sepse ajo është në kulmin e  karrieres, por martesë edhe po”, përfundon ai.

Top Channel