
Festivali i Kanës që do startojë në 12 maj ia ka rezervuar hapjen filmit “Robin Hood” me protagonist Russell Crowe dhe regji të Ridley Scott.
Këtë vit, festivali i Palmës së Artë zhvillon edicionin e 63-të, ndërsa risia më e madhe është se regjisori amerikan Tim Burton do të drejtojë jurinë vlerësuese. Ridley Scott rikthehet në kinema me një nga legjendat më të mëdha botërore, i cili është interpretuar më parë edhe nga Errol Flynn, Sean Connery e Kevin Costner, pa harruar këtu filmin vizatimor të Disney.
Në versioni Crowe, Robin Hood nuk është më një djalosh por një njëri karizmatik. “Isha shumë entuziast për këtë projekt. Robin ka ngelur përherë në një qoshe të kujtesës time që kur isha femijë”, shprehet aktori amerikan.
Top Channel