Halliwell: Williams më shpëtoi nga bulimia

26/03/2010 20:55

Duken të largëta kohët e errëta për Geri Halliwell, e cila, pasi u shpërbë grupi Spice Girls, vuante nga sëmundja e bulimisë.

“Isha e shqetësuar se mos shëndoshesha”, rrëfen këngëtarja që tashmë është bërë mama. Por gjatë rrëfimit ajo zbulon një detaj që askush nuk e kishte mësuar deri më sot.

“Do t’i jem përherë mirënjohëse mikut tim Robbie Williams”, shprehet 37 vjecarja që shton se Williams i tha të shkonte në një klinikë të specializuar amerikane për crregullimet me tretjen. Problemet e Halliwell nisën në vitin 1998 kur ajo u largua nga Spice Girls, grupi pop më i famshëm i momentit.

“Bulimia ime do ishte përkeqësuar nëse nuk do të ishte për të. Miqësia jonë është shumë e ngushtë sepse unë e kam pasur përherë pranë dhe e dija se me të isha vetvetja. Në fund të fundit, historitë tona janë të njëjta sepse edhe ai la Take That në kulmin e suksesit”, përfundon Geri.

Top Channel