Festë gjigante për Naomi Campbell

26/03/2010 11:45

Naomi Campbell do të festojë 40-vjetorin e saj në një ceremoni të organizuar nga i dashuri i saj, milioneri rus Vladimir Doronin.

Festa do zhvillohet në Francë dhe Vlad ka planifikuar një seri eventesh nga 22 maji, ndërsa festa e madhe do të zhvillohet në një jaht gjigant. Në të do të ketë shumë të ftuar VIP, të cilët do të mbërrijnë nga New York, Londra dhe Moska.

Modelja dhe milioneri janë njohur pikërisht në brigjet franceze gjatë festivalit të Kanës në vitin 2009.

Top Channel