Ramona Tullumani, trashëgimtarja e familjes së artit

25/03/2010 19:10

Po sikur fati të jetë i përcaktuar që para lindjes? Të paktën kështu duket në rastin e Ramona Tollomanit.

Nuk është e lehtë të jesh një soprano 25 vjeçare dhe të jesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në rolin e Xhildes ne te famshmin “Rigoleto”. Talenti i saj dhe ajo që shfaq përpara syve të publikut, janë lejekalimi i saj nëpër këtë botë ku nuk është e lehtë të çash përpara.

Që kjo do të ishte karriera e saj, Ramona e kuptoi në moshen 6 vjeçare në klasën e parë të shkollës “Servete Maci”, një nga të paktat shkolla muzike në Tiranë, mirëpo rruga deri ketu ka qenë e gjatë e mbushur me shumë punë dhe shumë sakrifica.

Zbritja si soliste në opera ishte kurorëzimi i një pune të gjatë, pa folur për dhjetra koncerte neper Europë dhe botë. Armaldo Kllogjri, partneri i saj tek rigoleto dhe një mik i vjetër që prej kohëve të akademisë, e njeh nga afër evoluimin e Ramonës, mbesës së të njohurit Ramiz Kovaçi. “Më pëlqen tek ajo ambicia dhe inteligjenca. Është një vajze me bagazh dhe kulturë. Këngëtari duhet të jëtë ambicioz sepse përndryshe është shumë e vështirë të bëhesh kengëtar”, shprehet ai.

Por duke tentuar maksimumin e objektivitetit, ai që do flasë më shumë për të është Maestro Vittorio Parisi, që është dirigjenti i orkestrës në veprën e saj të fundit. “Ka potencial vokal në lehtësine e akteve si psh një diksion të mirë në italisht dhe shume inteligjente dhe pranon këshillat apo sugjerimet. Më është dukur një vajze e përulur dhe shume e gjindshme”, shprehet Maestro.

Ajo është e re, është mbesa e Ramiz Kovacit, është vajza e Rajna Kovaçit, por mbi të gjitha është një nga talentet e reja por të afirmuar tashmë të muzikës klasike shqiptare.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel