Mina Anna Mazzini, këngëtarja që ka lene gjurmë të mëdha në historinë e muzikës italiane, mbush sot 70 vjec.

Ajo mungon në skenë që në 23 gusht të vitit 1978 kur këndoi në Bussoladomani, ndërsa më pas figura e saj është mbuluar përherë me hije misteri. 50 vjet karrierë me rreth 150 milionë disqe të shitura, Mina është një nga këngetaret më të dashura të Italisë.

Miku i saj, Adriano Celentano i ka dërguar një mesazh urimi. Kohë më parë, Federico Fellini e propozoi të merrte pjesë në një film, ndërsa Frank Sinatra i bëri disa herë ftesa për të duetuar në SHBA. Presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano shprehet: “Në vite të shkuara kam qënë edhe unë admirues i Mina-s. Është me vërtetë një këngetare e madhe”. Liza Minelli shton: “Nëse do bënte një koncert, do shkoja në kuintat pas skenës për t’i kërkuar një autograf”.

Në pritje të albumit të saj më te fundit, në datën 14 maj do të dalin në shitje edhe abumet historike të këngëtares.  

Top Channel