Komisioni Europian publikoi raportet për dy vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian, Rumaninë dhe Bullgarinë. Në dokumente vërehen tone të ngjashme që Brukseli përdor në raportet e progresit ndaj Shqiperise apo vendeve të tjera të rajonit që synojnë anëtarësimin.

Raporti për Rumaninë shpjegon problemet në sistemin e drejtësisë, ku nënvizohet se gjatë një viti, gjykatat nuk munden të denojë asnje zyrtar te larte te akuzuar per korrupsion. Per kapacitetet administrative, sistemi rumun vuan ende nga impakti negativ i emërimeve me kualifikim të dobët ndërkohë që sipas raportit, zgjedhjet e fundit në Rumani shkaktuan vonesa për miratimin e Kodit Penal nga parlamenti.

Bullgaria nga ana tjeter ka treguar vullnet politik per luften ndaj korrupsionit ne nivelet e larta te administrates dhe krimit te te organizuar, por Komisioni raporton se mungojne rezultatet konkrete per keto dy ceshtje. Brukseli sugjeron po ashtu reformim te sistemit te drejtesise ne Bullgari, nisur nga vonesat e teperta te gjykimeve mbi ceshtje te rendesishme korruptive e kriminale. Ne raport permendet se 30 gjyqetar u vleresuan si te implikuar ne nje skandal te vitit te kaluar, nga te cilet 17 u detyruan te jepnin doreheqjen, duke perfshire ketu 2 antare te Gjykates Supreme, ndersa pjesa tjeter e gjykatesve mbetet per t’u hetuar.

Ky eshte raporti i dyte inkurajues ne  8 muajve te fundit. Vleresimi i Komisionit behet ne kuader te te ashtuquajturit “Mekanizem të Bashkpunimit dhe Verifikimit” qe monitoron zbatimin e legjislacionit dhe standardeve europiane nga  Rumania dhe Bulgaria, pas anëtaresimit te tyre te kushtezuar ne janar 2007. Ende nuk dihet nese i njejti mekanizem do te perdoret ndaj Kroacise pas 9 muajsh kur pritet te anëtarësohet ne BE.

Top Channel