Greqia, Merkel e Sarko arrijnë marrëveshjen
25/03/2010 17:50
Është arritur marrëveshja mbi planin e ndihmave për Greqinë, mes presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen burimeve diplomatike.
Sipas këtyre të fundit, plani mbi të cilin ranë dakord Franca dhe Gjermania parashikon një mekanizëm ndërhyrës, të bazuar në ndihma vullnetare dypalëshe, si dhe një pjesëmarrje plotësuese të FMN-së.
Top Channel