Bujqësi, kalon pr/ligji për marrjen e tokës

25/03/2010 20:45

Deputetët e komisionit të veprimtarive prodhuese miratuan sot projektligjin e qeverisë që parashikon marrjen e tokës pronarit që nuk e punon dhe dhënien e saj me qera.

Sipas projektligjit, e drejta e pronësisë nuk cënohet, por synohet nxitja e sektorit bujqësor. Toka do të jepet nga pushteti vendor me qera për një periudhe 5 vjecare dhe të ardhurat nga qeraja do të ndahen mes pronarit dhe pushtetit.

“Në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me shkeljen e pronësisë. Qiramarrësit detyrohen ta përdorin vetëm për kultivime afatshkurtra dhe jo kultivime afatgjata”, kanë deklaruar ekspertët.

Top Channel