Bruni: Do doja që Nicolas të mos kandidonte

25/03/2010 12:25

Intervistë e zonjës së parë franceze, Carla Bruni, për revistën “Le Figaro”, që do të dalë në treg të shtunën e ardhshme.

Gruaja e presidentit francez, Nicolas Sarkozy ka deklaruar se “si bashkëshorte nuk e uron një mandat të dytë”.

Franca do të votojë për presidentin e ardhshëm në 2012-ën.

“Shqetësohem për gjendjen e tij shëndetësore dhe kam dëshirë të jetoj pjesën tjetër të jetës në paqe”, deklaroi Bruni.

Top Channel