Balla: Komisioni i pavlefshëm, u shkel angazhimi

25/03/2010 21:35

Deputeti socialist, Taulant Balla ka komentuar praninë e shkurtër të opozitës ditën e enjte në parlament.

“PS vazhdon të jetë në një marrëdhenie të kushtëzuar me parlamentin deri në ditën që do na garantohet ajo për të cilën kemi vepruar kohët e fundit. Pjesëmarrja në kuvend ishte pjesë e një vendimi që kemi marrë prej disa ditësh në lidhje me atë që ndodhi në 19 mars kur maxhoranca votoi komisionin hetimor të njëanshem, i cili është i pavlefshëm juridikisht, sepse deputetët firmëtarë tërhoqën inisiativat’, theksoi Balla në “Top Story”.

Sipas deputetit të selisë rozë, menyra si u ngrit komisioni hetimor, shkeli angazhimin e maxhorancës në reflektim të rekomandimit të ndërkombëtarëve. “PS e bëri hapin e vet, u përfaqësua në parlament ku mori pjesë për dy javë me radhë. Kemi të bëjmë me një moment ku kriza politike është thelluar në seancën e 18 marsit. Në respekt të ndërkombëtarëve, PS është në parlament”, shtoi ai.

Balla saktësoi se opozita mori vendimin për të hyrë në parlament pas raportimit të bërë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. “Në rast se PS e bëri pjesën e vet, PD duhej të miratonte ashtu sic u propozua nga PS, komisionin hetimor”, qartësoi Balla.  

Komuniteti ndërkombëtar në shqipoeri është i qartë sepse dëshion që këtë krize ë ta zgjidhin vetë aktorët. Ndërhyrja e ndërkombëtareve nuk është vetëm një fenomen për shqipërinë. Në rastin e shqipërisë, perëndimi nuk deshiron të ketë të njëjtën shkallë ndërhyrjeje si shumë vite më parë. Nuk ka pasur një rast të qartë apo një ngjarje për ndërkombëtarët që të kishte një lloj shqetësimi për ndërkombëtaret.

Top Channel