Vlorë, zhvillohet Workshop-i i Fotografisë

24/03/2010 18:20

Në kuadër të Sezonit të Eventeve “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj, një Det, një Miqësi”, ka përfunduar në qytetin e Vlorës, Workshop-i i Fotografisë i organizuar nga Konsullata Italiane në bashkëpunim me Qëndrën Ndërkombëtare të Fotografisë në Milano, “FORMA”.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 30 fotografë  italianë dhe 16 shqiptarë.

Në fokusin e tyre kanë qenë aspekte të vecanta të Vlorës, duke nisur që nga traditat, kultura e deri tek objekte të spikatura të këtij qyteti.

Aktiviteti paraprin konkursin e fotografisë me temë “Harmoni, kontraste dhe kontradikta në arkitekturat dhe në peisazhin e Shqipërisë së mijëvjecarit të ri”, që do të zhvillohet në datën 30 prill në ambientet e Pallatit të Kulturës se qytetit te Vlorës.

Top Channel