Ajo prej vitesh është mësuar me studiot e radios dhe dhënien e lajmeve. Kështu që mjediset në Top Albania Radio nuk tingëllojnë të panjohura për të.
Në pamundësi për ta xhiruar në “Blue Sky Radio”, ky edicion i improvizuar, i ngjashëm me ato që realizohen në Prishtinë, e shkëpusin nga motivi i ardhjes në Tiranë dhe i ringjallin emocionin për pak orë të harruar.
Ajo është në përgatitje e sipër të publikimit të librit të saj të parë “Kaleidoskopi i letërsisë shqiptare”, një përmbledhje intervistash me emrat më të njohur të trevave shqiptare. Në shtëpinë botuese që ka marrë përsipër edhe ceremoninë e promovimit po bëhen përgatitjet e fundit.
Artan Selenica, drejtori teknik për “Pasdite në Top Channel” kujton momentin e parë kur Vera u shfaq befas në Tiranë dhe ofroi idenë e saj.
“Për shtëpinë tonë botuese ishte hera e parë që bashkëpunuam me një autore nga Kosova. Këtë mblesëri na e bëri Klara Kodra që është edhe redaktore e librit”, thotë Artani.
Në librin e saj të parë, autorja ka marrë përsipër që t`i ofrojë lexuesit shqiptar opinionin dhe reflektimet e emrave të njohur si Dritëro Agolli, Agim Vinca, Rexhep Qosja, një gjuhë bisedore e përshtatur më së miri në atë të shkruar. Anila Konomi thotë se përshtatja nuk ka qenë e vështirë, por ajo që i ka bërë përshtypje është intervista me një albanologe të huaj:
“Është intervista e një albanalogu të njohur që thotë se doja të thoja se forca e letërsisë shqiptare gjendet në poezi”, shprehet Anila.
Ngacmime të tilla ka patur edhe lexuesi i parë dhe i vëmendshëm i veprës në fjalë, Artan Selenica. Duke ju referuar shërbimeve që mund të ofrojë ky lloj botimi, ai e krahason këtë iniciativë me një shprehje të Pol Eliot.
“Vera ka pasur guximin te konkuroje me profesionalizme dhe te marre me te mirat”, thote Artani.
Në fakt një tjetër vëllim i tillë është në proces, një punë që kërkon mund dhe përkushtim. Përvec zërit të saj në radio në bibliotekën e cdo kujt të tjera figura të njohura do të zënë vend.
Top Channel