QKR: 3600 biznese fshehin emrin

24/03/2010 08:05

Ndryshimet e fundit në ligjin për TVSH-në “detyron” bizneset të fshijnë emrin nga listat e subjekteve aktive, në mënyrë që t’u shmanget detyrimeve.

Të dhënat operative nga Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR) tregojnë se gati 3600 biznese kanë kërkuar të çregjistrohen, duke u regjistruar me një emër tjetër. Ky veprim u shmang atyre pagesën e TVSH-së, si dhe detyrimet e tjera që lindin nga ligji i ri.

Këtë fakt e pranoi dhe drejtoresha e taksave në Bashkinë e Tiranës, sipas të cilës, “Për shkak të ndryshimit të nivelit të TVSH-së ka pasur në fillim të këtij viti, një numër të madh biznesesh që kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë rihapur një aktivitet tjetër vetëm për t’i shpëtuar pragut të TVSH–së çka na ka hapur mjaft problem si administratë tatimore lokale”.

Top Channel