Kursi, moment pozitiv për lekun
24/03/2010 08:20
Monedha e përbashkët europiane, euro, humbi 22 qindarka kundrejt lekut dje, duke u këmbyer mesatarisht për 139.03 lekë, sipas mesatares së paradites që llogaritet dhe publikohet nga Banka e Shqipërisë.
Monedha shqiptare përjetoi ditën e katërt pozitive radhazi, duke fituar 0.5 për qind në krahasim me të enjten e kaluar, kur shënoi edhe nivelin më negativ në shtatë vjet në kuotën 139.73 lekë për euro.
Në tregun ndërbankar, ku valuta shkëmbehet në sasi të mëdha, euro ra dje deri në 138.5 lekë.
Top Channel