Kriza, apeli i fundit i Europës

24/03/2010 19:45

Europa bën një apel të fundit për zgjidhjen e krizes politike në vend, në të kundërt kostoja për Shqipërinë do të jetë e lartë.

Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio ka deklaruar në një intervistë të posacme për Top Channel se, pavarësisht thirrjeve të mëparshme dhe deklaratave të komisionerit Fyle, politika prodhoi në Parlament një situatë që nuk e zgjidhi, por e thelloi krizën.

Zoti Montobbio kerkon qe liderët politikë të ulen dhe të dialogojnë sërish, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, pasi po skadojne afate të rëndësishme për perspektivën europiane të Shqiperisë dhe mungesa e një rrugëdaljeje do të vonojë integrimin.

Zoti Montobbio, cili eshte vleresimi juaj per situaten me te fundit te krijuar? Kemi nje debat ne seancen e fundit parlamentare, shumica ka ngritur vete komisionin hetimor parlamentar, por kjo nuk eshte mirepritur nga opozita, situata ka ngecur sic ishte ne fillim. Cili eshte vleresimi juaj per kete situate ?

Ne te gjitha deklaratat e bera nga perfaqesues te Bashkimit Europian, nga zoti Fyle, nga zoti Mirel, ne te gjitha momentet ajo qe eshte thene per vleresimin e situates politike ne Shqiperi eshte se kemi te bejme me nje ngerc politik. Ne cdo moment eshte perdorur ky term. Arsyeja per kete ngerc politik jane mosmarreveshjet mbi kompetencat mbi komisionin hetimor ne lidhje me zgjedhjet e kaluara. Ne menyre te vecante, sesi ky komision duhet te beje transparence per zgjedhjet e kaluara, ku mazhoranca dhe opozita nuk bien dakort. Bashkimi Europian, ajo qe ka thene eshte se zgjidhja e ketij ngerci politik eshte nje dialog konstruktiv politik dhe rezultati qe do te arrihet nepermjet ketij dialogu eshte pikerisht nje marrveshje per mandatin e ketij komisioni hetimor parlamentar. Ne e kemi thene, dhe komisioneri Fyle ka bere nje deklarate publike te premten e kaluar qe permbajtja e ketij mandati duhet te bazohet ne dy principe, i pari eshte respektimi i Kushtetutes dhe i dyti ai i transparences. Dhe sic ai e sqaroi, kjo eshte nje kusht kyc i Bashkimit Europian.

“Marreveshja te arrihet ne Parlament”

Ku do te arrihet kjo marrveshje? Ne Parlament, dhe ashtu sic e tha komisioneri Fyle, vendi per te arritur kete gje eshte Parlamenti, ku dialogohet dhe arrihet ne nje konsensus. Dhe kush duhet ta arrije kete marreveshje? Lideret e politikes shqiptare, qe do te thote njekohesisht qe zgjidhja, ashtu sic e tha dhe komisioneri Fyle nuk duhet te vije nga jashte.

“Marreveshja, sipas frymes se BE-se”

Dhe si duhet te arrihet kjo marrveshje? Ashtu sic e shpreh edhe ai qarte ne deklaraten e tij, duke e zgjidhur kete sfide ne menyre konstruktive ne shpirtin e Bashkimit Europian.

“Vendi rrezikon kosto te larte”

Dhe cfare rrezikon Shqiperia me mos arritjen e ketij konsensusi? Ajo qe rrezikon eshte arritjen e standarteve te percaktuara nga Bashkimi Europian dhe sic e kemi thene dhe ne ne deklarata te meparshme, humbet mundesine per te bere hapa perpara ne perspektiven europiane. Dhe ne kemi thene ato qe jane etapat e rendesishme per avancimin ne kete perspektive europiane te Shqiperise. Ne e kemi shprehur qarte poziten tone, shqetesimet tona, ne te gjitha kontaktet tona me lideret shqiptare dhe drejtuesit e institucioneve kryesore te qeverise shqiptare, duke sqaruar se cfare rrezikohet dhe cili eshte mendimi jone dhe procedurat qe do te ndermerren. Ne kemi bere nje deklarate publike pasi presidenti Topi thirri tryezen e perbashket mes dy liderve, qe ishte nje deklarate per te cilen kishin rene dakort te 27 vendet e Bashkimit Europian, ne e shprehem dhe e ngritem shqetesimin tone se afati i pare po skadonte dhe ishte data 12 mars ne komisionin e asociim-stabilizimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian dhe pikerisht ky ngerc politik i Shqiperise ishte kryesori ne axhenden e ketij komisioni. Dhe drejtori per pjesen e Ballkanit perendimor, qe eshte zoti Pierre Mirel u shpreh shume qarte gjate punimeve te ketij komisioni dhe ne konferencen per shtyp pasi mbaroi komisioni, pra qe ne e konsiderojme te nje rendesie te jashtezakonshme arritjen e nje marrveshjeje ne komisionin e ligjeve, ne menyre qe te miratohej nje ligj i perbashket ku te gjitha palet te ishin dakort, ne menyre qe kur te realizohej vizita e komisionerit Fyle ne Shqiperi situata te ishte e zgjidhur. Por kur ai arriti ne Shqiperi, kjo situate nuk ishte zgjidhur, menjehere kur ai u largua dhe mbaroi viziten e tij zyrtare ne Shqiperi, u arrit nje situate tjeter, pra nuk kishte nje ligj per te cilin te kishin rene dakort te gjitha palet. Pra, nuk u prodhua si rezultat tejkalimi i ketij ngerci politik. Kemi perpara etapa dhe afate te rendesishme per t’u arritur, ndermjet te tjerave dhe keshilli i asociim-stabilizimit ne nje nivel ministerial ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Europian. Eshte nje takim qe ndodh vetem nje here ne vit, dhe ne kete menyre kjo do te kushtezoje  per nje kohezgjatje prej rreth nje viti marredheniet mes Shqiperise dhe BE-se dhe prandaj ne i rikujtojme edhe njehere rendesine e ketij afati qe kemi perpara dhe kerkesa jone eshte qe te merret parasysh interesi i perbashket kombetar ne menyre qe te superohet dhe te tejkalohet kjo situate.

Atehere, ne kete situate qe ju pranoni, pra ne kete ngerc politik, ne kete tension mes dy paleve, ne kete mosgjetje te gjuhes se perbashket, cili eshte mesazhi qe percjell Bashkimi Europian?

Une do te thoja qe mesazhi yne eshte i dyfishte, se pari shprehim keqardhjen tone qe nuk eshte bere e mundur te zgjidhet kjo krize politike deri tani dhe ne shprehim shqetesimin per koston qe kjo situate ka dhe mund te krijoje per Shqiperine, dhe njekohesisht do te donim te shprehnim nje deshire te orientuar nga e ardhmja, pra qe te trajtohet kjo sfide ne menyre konstruktive brenda shpirtit te Bashkimit Europian, ashtu sic tha edhe zoti Fyle ne deklaraten e tij. Pra, te mund te arrihet ne Parlament nje ligj per te cilin te jete rene dakort nga palet mbi ngritjen dhe kompetencat e komisionit hetimor mbi zgjedhjet e kaluara, bazuar tek Kushtetuta dhe transparenca. Ashtu sic e theksoi edhe komisioneri Fyle te premten e kaluar, mazhoranca dhe opozita jane pergjegjese, te dyja palet pra jane te nevojshme te domosdoshme, dhe ne i bejme thirrje te dyja paleve te arrijne kete marrveshje.

Top Channel