Krimet e rënda, prokuroria lexon akuzat për Baren
24/03/2010 10:25
Prokuroria ka formuluar zyrtarisht akuzën për kreun e Bandës së Lushnjes, Aldo Bare, seanca në dëm të të cilit zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Organi i akuzës ka lexuar para trupit gjykues akuzat për vrasjen e 4 personave, mes të cilëve shtetasi Artur Daja dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Tjetër akuzë është edhe krijimi i bandës kriminale. Vetë Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, nuk u paraqit në sallën e gjyqit ku përfaqësohej nga avokati i tij.
Top Channel