Katy Perry gjen prehje në natyrë

24/03/2010 09:30

“Kur nuk drogohesh nuk bën seks me shumë persona dhe nuk pi alkool por bën shëtitje në natyrë”.

Kjo është ajo që shkruan ironikisht “The Sun” për këngëtaren Katy Perry, e cila është fotografuar duke shëtitur me të dashurin Russel Brandne në natyrë. Cifti i shumëpërfolur duket në harmoni të plotë në “Griffith Park” të Los Angeles.

Këngëtarja e “I Kissed A Girl” po jeton një moment të lumtur mbi të gjitha me të dashurin, i cili për hir të së vërtetës është një i apasionuar pas natyrës. Ndërkohë, cifti do martohet në një kishë pranë shtëpisë së prindërve të saj ne Los Angeles.  

FOTO GALERI
1/2
Del shëtitje me të dashurin Russel Brandne

Top Channel