Katherine Heigl ikën nga “Grey’s Anatomy”

24/03/2010 16:55

Është zyrtare: Katherine Heigl ka lënë “Grey’s Anatomy”.

“Gjithcka ka mbaruar, edhe pse kemi punuar fort për të gjetur një marrëveshje dhe të ecnim përpara. Është e trishtueshme, por kjo është ajo që doja”, është shprehur aktorja e “Entertainment Weekly”.

Shkaqet që detyruan ish-bjonden të braktisë rolin e Izzie Stevens kanë qënë “impenjimet familjare dhe jo dëshira për t’u rritur profesionalisht”.

“Kam një familje tani e cila është gjithcka për mua, nuk kam më dëshirë të punoj me kohë të plotë”, ka bërë të ditur Heigl.

“E di që po zhgënjej fansat e mi, por duhet të bëja një zgjedhje të drejtë”, theksoi Heigl.

Top Channel