
Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka folur paraditen e sotme në konferencën kombëtare për parandalimin e kultivimit të Kanabisit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha pranoi faktin se në Shqipëri vijon të kultivohet droga. Ai theksoi se pavarësisht sukseseve të arritura nga policia në këtë drejtim, kultivimi i drogës vazhdon të mbetet një problem madhor në vend.
“Në disa zona, plantacionet janë mjaft të dukshme”, nenvizoi kryeministri. Berisha tërhoqi vëmendjen edhe për numrin e vogël të zyrtarëve lokalë të dënuar për kultivimet në fshatrat dhe komunat ku është sekuestruar drogë. Berisha kërkoi më shumë angazhim në luftën kundër kultivimit të drogës, dukë bërë apel për hapjen e një kapitulli të ri, ndërsa i premtoi policisë pajisje më moderne që do t’i vijnë në ndihmë kësaj lufte.
Kryeministri e lidhi suksesin e kësaj lufte edhe me rrugëtimin e vendit ne procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave.
Top Channel