Berat, aksidentohet një tjetër motociklist

24/03/2010 09:50

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e djeshme duke e çuar në dy numrin e viktimave në rrugët e Beratit.

Pak orë pasi nje 27 vjecar humbi jetën pasi u perplas me nje mur ndërsa drejtonte një motor, një tjetër motociklist humb jetën. Në të dy rastet ata leviznin me shpejtësi dhe pa kaska mbrojtëse, detaj ky që ka shkaktuar edhe vdekjet por që nënvlerësohet rëndom nga policia.

Viktima e dytë është Ilir Demiraj, 37 vjeç, banor i fshatit Gradisht, të komunës Vërtop. Ai është përplasur me një automjet.

Nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë devijimi nga rruga e drejtuesit të motorit si pasojë e një ngarkese te madhe që kishte vendosur në motor.

Top Channel