Beckham debuton në kinema me “Arratisje për fitore”

24/03/2010 09:00

David Beckham ka vendosur të debutojë në botën e kinemasë për të pushtuar Hollywood-in.

Mesfushori anglez nuk dëshiron të humbasë kohë pasi do marrë pjesë në ripunimin e filmit “Arratisje për fitore”, të drejtuar nga ish mbrojtësi uellsian, Vinnie Jones. Roli nuk do jetë episodik por kryesor, pasi Beckham do luajë në vendin e Bobby Moore të filmit origjinal që u xhirua në vitin 1981.

Në këtë film ka marrë pjesë edhe legjenda Pele dhe Ardiles. Ripunimi do sjellë në sheshxhirim edhe Michael Caine e Sylvester Stallone. “Arratisje për liri” flet për historinë e disa të burgosurve nga nazistët që formojnë një skuadër e cila do përballej me kombëtaren e Hitlerit.

Në pushimin e ndeshjes, skuadra e aleatëve hoqi dorë nga plani i arratisjes dhe u kthye në fushë për të fituar ndeshjen.

Top Channel