BE, pranë marrëveshjes për Greqinë
24/03/2010 04:30
Vendet e eurozonës duket se janë mjaft pranë arritjes së një marrëveshje mbi planin e ofrimit të ndihmës financiare ndaj Greqisë.
Mendohet se zgjidhja mund të jetë ndërhyrja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku do të kontribuojnë edhe vendet e eurozonës.
Marrëveshja pritet të formalizohet më datë 25 mars, gjatë takimit të 16 lidërve të vendeve anëtare të monedhës së përbashkët.
Top Channel