“Grande Fratello”, urdhër dëbimi për babanë e Ferdit

24/03/2010 21:40

Sehit Berisha, babai i Ferdit, fituesi me origjinë shqiptare i “Grande Fratello 2009”, ne Itali, ka marrë urdhër për dëbimin e tij nga Kuestura e Mesinës.

Personi, 39 vjec, me origjinë nga Podgorica, është ndalur nga policia gjatë një kontrolli në një kamp refugjatësh në San Raineri.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.

Top Channel