Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se Beogradi kohët e fundit është bërë tepër i ndjeshëm për shkak të trajtimit të cështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Zhbogar është shprehur se kjo ka qenë edhe arsyeja përse presidenti serb Boris Tadic bojkotoi samitin e Bërdosë.

“Asnjë zgjidhje e propozuar nuk do të ishte e pranueshme për Serbinë, për shkak të frikës së Beogradit se një gjë e tillë do të paragjykonte statusin e Kosovës”, citohet Zhbogar nga mediat sllovene.

Me këtë deklaratë ai ka hedhur poshtë zërat se bojkoti i samitit të Ballkanit ka ardhur për shkak të presioneve të Spanjës ndaj presidentit Tadic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA