Tjetër arrestim për Doherty

23/03/2010 11:10

Pete Doherty është sërish në qendër të thashethemeve. Këngëtari është arrestuar pasi akuzohet se kishte furnizuar me drogë trashëgimtaren britanike Robin Whitehead në janar.

31-vjecari, i njohur për skandalet e tij me lëndër narkotike, është marrë në pyetje bashkë me katër persona të tjerë. Për momentin ai është liruar, por në prill duhet t’u përgjigjet sërish pyetjeve të hetuesve.

Doherty e Whitehead, së fundmi kishin punuar së bashku për realizimin e një dokumentari të drejtuar nga 27-vjecarja me titullin “The road to Albion”, e që kishte si qëllim rrëfimin e jetës së popstar-it dhe grupit të famshëm.

Top Channel