Rumania drejt monedhës euro
23/03/2010 01:05
Qeveria rumune njoftoi se brenda vitit 2015 do të adoptojë tërësisht monedhën euro.
Vendimi u njoftua ditën e hënë prej ekzekutivit rumun, ku shtohet se e gjithë nisma ndërmerret për të realizuar objektivin e dhënies së pagave në monedhën e përbashkët europiane.
Në programin e parashtruar parashikohet heqja graduale prej tregut e monedhës vendase, lei.
Top Channel