PS refuzon ”100 prokurorët”

23/03/2010 16:35

Partia Socialiste ka hedhur poshtë oferten e kryeministrit për angazhimin e 100 prokurorëve për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit.(UPDATE)

Sipas tyre këto deklarata të kryeministrit janë absurde dhe pa sens pasi për të hetuar zgjedhjet për socialistët mjafton hapja e kutive.

“Përsa i përket propozimit të vjetër të Sali Berishës për hetimin e zgjedhjeve nga një grup prej 100 prokurorësh, do të thoja se nuk duhen 100 prokurorë po vetëm një mazhorance që zbaton Kushtetutën dhe nuk pengon transparencën! Transparenca e kutive dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve është detyra kushtetuese e ligjvenesit”, u shpreh deputeti socialist, Ditmir Bushati.

Sipas Bushatit qëndrimi i mazhorancës në kuvend tregoi edhe njëherë mungesëen e vullnetit per te gjetur konsensusin qe do t’i jepte zgjidhje krizes politike ne vend.

Nga krahu tjeter ne kete situate tensioni te forte mes paleve, socialistet paralajmerojne nisjen e nje vale te re protestash qe nuk do te ndalen deri ne rrezimin e qeverise aktuale. Deputetja Olta Xhacka tha se qeveria po varferon cdo dite e me shume shqiptaret me rritjen e cmimeve, po falimenton dhe godet bizneset me politikat e deshtuara tatimore, ndersa familja e tij biologjike dhe politika tha deputetja po pasurohet cdo dite e me shume.

“Për të gjitha këto arsye dhe për atë mori problemesh që ne të gjithë i përjetojmë në jetën tonë të përditshme, sot, u bëjmë thirrje shqiptarëve që të na bashkohen në një valë të pandalshme protestash kundër kësaj qeverie e cila sot më pak se kurrë, ka legjitimitetin për të na qeverisur”, u shpreh Xhacka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA