Partia Socialiste, me anë të deputetit të saj, Ditmir Bushati, deklaron se propozimi i kryeministrit Berisha për 100 prokurorë, në shërbim të hetimit të zgjedhjeve nuk është i nevojshëm, por zgjidhje do të ishte vetëm lejimi i një komisioni të hapë kutitë për të zbardhur plotësisht të vërtetën e 28 qershorit.
“Nuk duhen 100 prokurorë po vetëm një mazhorance që zbaton Kushtetutën dhe nuk pengon transparencën. Transparenca e kutive dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve është detyra kushtetuese e ligjvenesit, “, u shpreh Bushati.
Sipas tij, një komision hetimor i ngritur me objekt dhe mjete hetimi të imponuara dhe të pranuara vetëm nga njëra palë, e cila për më tepër është dhe pala e akuzuar, është i papranueshëm dhe si i tillë nuk mund të njihet nga opozita shqiptare.
Top Channel