Në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit do të marrin pjesë si Kosova ashtu dhe Serbia.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE-së.

“Mendoj se ne do të kemi sukses që cdokush të marrë pjesë, duke respektuar cdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar”, ka pohuar Moratinos.

Deklarata e tij erdhi pas bojkotit që Serbia i bëri samitit të Bërdosë për shkak të pjesëmarrjes së liderëve të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA