Maqedoni, debate për rindërtimin e qendrës së Shkupit

23/03/2010 11:10

Projekti për rindërtimin e qendrës së Shkupit dhe kostoja e tij financiare vazhdojnë të shkaktojnë përplasje politike.

Opozita tha se pjesa më e madhe e qytetarëve janë kundër tij dhe se fondi prej 200 milion eurosh do të ishte më mirë t’u shpërndahej familjeve të prekura nga skandalet korruptive të qeverisë.

Por, Gruevski ka theksuar se një pjesë e projekteve të parapara kanë qenë të paralajmëruara në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së dhe se qytetarët kanë dhënë mbështetje për ato.

 “Jam i bindur se me atë që po ndërtojmë po bëjmë punë të mirë. Kjo qeveri jep para për ndërtimin e projektit Shkupi 2014, ashtu siç ka dhënë para për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale”, ka theksuar Gruevski.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA