Prej 18 vjetesh, brez pas brez, ai mëson fëmijet se si të bëhen balerinë dhe më pas për t’u treguar se cfarë emocionesh do t’u falë skena.
Thotë se e bën me pasion këtë punë edhe pse është i detyruar që cdo ditë të vijë në këto seanca me lëvizje të reja, inteligjenca e tyre e detyron të mendojë shumë per ndryshe “profesori” do të ishte për ta si një libër qe lexohet me kapak mbyllur.
I frymëzuar shumë kohë më parë prej djalit të tij, Albi Nako, ai e nisi këtë pune, sic thotë, “pa e ditur”, atëhërë kur ndërrimin e sistemeve e përqafoi, por ky i fundit nuk e bëri një gjë të tillë me të. Pervec lodhjes së përditshme, puna me këtë moshë i fal kënaqësi. Ky grup fëmijësh, falë ambicjes së koreografit të njohur, përvec skenave shqiptare, ka mundur të shëtisë edhe jashtë kufijve te Shqipërisë si Maqedoni, Kosovë, Greqi, Turqi, Qipro apo Itali.
T’u mësosh në këtë kohë fëmijëve “artin memec”, për kolegët dhe ish-kolegët e tij është mencuri. Balet-maestri, Skender Selimi e shikon si pikë fryëmzuese punën e tij me këtë moshë. Edhe koreografi e ka nisur baletin në këtë moshë, ishte 7 vjec kur frekuentonte kurset e vallëzimit, hyrja ne Shkollën e Baletit, sic thotë ai, ishte rastësi, por zhvillimi i shpejtë fizik i dha mundësinë të fillonte punë në Teatrin e Operas dhe Baletit ne vitin ‘60.
Tre vjet më vonë, së bashku me Xhemil Semixhin ai interpretoi rolin e Halilit, tek baleti “Halili dhe Hajria”, ndërkohë pas 34 vjetesh tek po i njejti balet interpretoi rolin e Sulejman Pashës. Dhe në të gjithë këtë naracion artistik, ajo që të cudit është hobi i tij, letërsia. Autor i vëllimit me tregime “Ndjesi”, thotë se ka gati në dorë një tjetër vëllim me novela. Por e vërteta e tij e madhe është arti që lidhet me moshën dhe që sipas tij, i takon rinisë.
Top Channel