Jay-Z mendon të blejë aksionet e Arsenal

23/03/2010 15:15

Dashuria për futbollin mund ta bëjë yllin e muzikës amerikane, Jay-Z të investojë në futbollin europian.

Kengetari i muzikës rap, njëkohësisht bashkëshorti i kengëtares Beyonce po mendon të blejë një pjesë të aksioneve të skuadrës së Arsenal.

“E ndjek këtë skuadër që në kohën e Henry sepse gjithmonë kam menduar se është një lojtar fantastik. Nuk e kuptoj shumë futbollin por nëse në të ardhmen do më jepet një mundësi, pse jo? Jam një biznesmen dhe shikoj përherë për gjëra të reja”, shprehet Jay-Z.

Kështu, pas sheikëve dhe kryeministrave të larguar nga vendi i tyre, Premier League mund të hapë dyert edhe për një reper. Kjo nuk është një risi për këngëtarin amerikan që zotëron edhe një pjesë të aksioneve të Neë Jersey Nets dhe linjës së veshjeve Rocawear e. Pasuria e tij vlerësohet 500 milionë dollarë.

Top Channel