Jacko, avokati i Murray mbron klientin

23/03/2010 13:30

Një avokat që mbron doktorin Conrad Murray, i cili akuzohet për vrasje jovullnetare të këngëtarit Michael Jackson, ka kritikuar rrjedhjen e deklaratës së një dëshmitari.

Një rrëfim mbi natën kur Jackson vdiq, i bërë për hetuesit nga Alberto Alvarez, drejtor logjistik i këngëtarit, është publikuar nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Deklarata e Alvarez thotë se doktor Murray pengoi përmendjen e yllit të popit dhe vonoi mbërritjen e mjekëve. Avokati i doktorit Murray, Ed Chernoff e cilësoi deklaratën si “kontradiktore”.

Top Channel