Humb jetën motociklisti

23/03/2010 18:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Berat. 27 vjeçari Ilir Halili teksa udhëtonte me nje motor është përplasur me murin e një godine dy katëshe ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. (UPDATE)

Goditja ka qënë fatale për 27 vjecarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë pa iu dhënë ndihma e parë shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve okularë, mësohet se 27 vjecari ka qënë duke udhëtuar me shumë shpejtësi, e ndërsa është munduar të shmangte një kalimtar është përplasur me murin e një godine.

Në vendgjarje pak minuta më vonë kanë mbërritur efektivë të policisë rrugore të cilët kanë bërë matjet dhe verifikimet e për të nxjerrë konkluzionin e këtij aksidenti të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA