Hugh Hefner, fejesa e bën “djalë të mirë”

23/03/2010 18:30

Në 8 prill, themeluesi i revistës erotike “Playboy” Hugh Hefner mbush 84 vjec dhe pavarësisht kësaj, ai gezon një formë të mirë shëndetësore.

Tepër i vjetër për të frekuentuar femra? “Nuk do ndalem kurrë dhe do festoj”, shprehet Hefner që prej disa kohësh është fejuar më bionden 23 vjecare Crystal Harrys.

Manjati i medias në SHBA njihet si një njeri që nuk është kursyer asnjëherë në marrëdheniet me femrat, tashmë ka vendosur t’i përkushtohet bukuroshes që ka ne krah. “Kam një marrëdhënie të mirë me të. Nëse merr përsipër një impenjim, duhet ta respektosh”, shton 84 vjecari që shton se gjatë lidhjes martesore 8 vjecare nuk e ka tradhëtuar asnjëherë bashkëshorten.

Festimet për 84 vjetorin e lindjes do të kulmojnë me një festë të madhe në 9 prill në “Palms Hotel” të Las Vegas. Pyetjes se sa femra ka pasur në jetën e tij, Hefner i është përgjigjur me humor, duke thënë se ka reshtur së numëruari shumë kohë më parë.

Top Channel