Sektori kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Dibëer ka arrestuar disa persona në një operacion të koduar me emrin “Doganieri”.
Arrestimi i tyre në flagrancë u bë për shkak të evidentimit të një rasti kontrabandë. Të ndaluarit janë Mexhid Mija, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë pasditen e djeshme duke transportuar me një kamion një sasi prej 17 mijë kg mollë të importuara nga Maqedonia.
Nga verifikimet ka rezultuar se ishin zhdoganuar në doganën e Bllatës vetëm 7000 kg mollë, ndërsa pjesën tjetër prej 9900 kg ka qenë kontrabandë. Pas këtij verifikimi u ndalua edhe shtetasi Almir Dema, me detyrë doganier.
Gjithashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve Arben Ndreu dhe Selman Doci, të cilët janë punonjës pranë doganës së Blladës, të cilët dyshohet të jenë bashkëpuntorë në kryerjen e këtij krimi ekonomik.
Top Channel