
Ambasadori gjerman Bernard Bochard ka rikonfirmuar nga Korca se mungesa e bashkëpunimit mes forcave kryesore politike në vend është e pafavorshme për aspiratën kryesore të shqiptarëve, integrimin në Bashkimin Ëuropian.
Ambasadori Borchard ishte në Korcë për inaugurimin e një projekti në punët publike, të financuar nga Gjermania, ku vuri në dukje se arritja e standarteve ekonomike nuk është i mjaftueshëm për integrimin, nëse nuk plotësohet edhe kriteri politik.
“Celësi për një anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian, gjendet në realizimin sa më të shpejtë të reformave, në mënyrë që të përmbushen standartet e kërkuara. Por këtu nuk bën pjesë vetëm aspekti ekonomik, por edhe ai politik. Ne presim dhe shpresojmë një zgjidhje të problemeve politike në vend nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv, në frymën e Bashkimit Europian. Nëse do të donit prej meje një mesazh, do t’ju kërkoja që të mbani në vëmendje se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe ta këshillojë atë më tej, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, tha ambasadori Bochard.
Ditët e fundit, politika shqiptare ka marrë shumë këshilla të ngjashme nga të gjithë partnerët kryesore ndërkombëtare, por deri tani situata mbetet e pazgjidhur dhe tensioni politik i lartë.
Top Channel